Rekorde infektimesh ditore në Spanjë e Francë


Rekorde infektimesh ditore në Spanjë e Francë

15:28 11/09/2020

Mbi 96 mijë të infektuar brenda një dite në Indi

Ky 24 orësh theu rekorde infektimesh në disa vende europiane që janë madje më të larta se ato të periudhës Mars-Prill, kur pandemia shpërtheu në Europë. Shifra më e lartë e infektimeve ditore u njoftua në Spanjë, me gati 11 mijë raste të reja.

Duket se jo vetëm sezoni veror që mblodhi turistë nga të vendet e Bashkimit Europian, por edhe hapja e shkollave ka ndikuar në shtimin e infektimeve. Mediat spanjolle thonë se në të gjithë vendin, 53 shkolla kanë raportuar për raste infektimesh.

Franca shënoi rekordin absolut që prej nisjes së pandemisë prej rreth 10 mijë të prekurish brenda këtij 24 orëshi. Qeveria po shqyrton mundësinë e rikthimit të masave bllokuese në një pjesë të madhe të rajoneve, për të frenuar shtimin e infektimeve në një situatë që duket se autoriteteve u ka dalë nga kontrolli.

Ndërsa në vende të tjera si Gjermani e Itali, ky 24 orësh ishte i qëndrueshëm. India theu rekordin e infektimeve ditore me mbi 96 mijë të infektuar, 1 mijë më shumë se rekordi i vendosur një ditë më parë nga ky vend dhe që tashmë përbën rekord botëror. I gjithë globi numëron më shumë se 914 mijë viktima mes rreth 28.4 milionë të prekurve.

Tv Klan






Të ngjashme