Rekorde në Bundesliga 1
Wirtz shënuesi më i ri. Gjasula merr kartonin e 16 të verdhë
Fitorja 4–2 e Bayern Munich në fushën Bajer Lervekusen ishte një tjetër hap drejt titullit kampion për ekipin e trajnerit Hans Flick. Por kjo ndeshje pati edhe një moment historik.
Florian Wirtz vendosi rekordin si shënuesi më i ri në Bundesliga. Ai realizoi në moshën 17 vjeç e 34 ditë. Këtë rekord e mbante Nuri Sahin prej Nëntorit të 2005-s.
Wirtz e uli me 48 ditë. Një tjetër rekord, por këtë herë negativ nga ndeshjet e kësaj javë në Bundesliga e vendosi futbollisti i kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula.
Mesfushori i Paderborn mori kartonin e 16 të verdhë në 26 ndeshje të zhvilluara këtë sezon. Kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në fund të sezonit Bayern udhëheq renditjen me 70 pikë, 7 më shumë se ndjekësit e Borussia Dortmund që fituan ngushtë 1-0 me Hertha Berlin.
Deri më tani në zonën Champions janë edhe Leipzig dhe Borussia Monchengladbah.
Tv Klan