Rektori i Universitetit të Tiranës ftesë studentvve grevistë – (3 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Greva e Unionit Studentor, ka vazhduar edhe sot, e ndërsa studentët prej ditësh kanë lënë mësimin, si protestë, rektori i Universitetit të Tiranës Mareglen Spiro ka deklaruar se deri tani askush nga përfaqësuesve të grevës së studentëve dhe Unionit të Pavarur Studentor, nuk është takuar me të mbi kërkesat që ata kanë në emër të universitetit dhe studentëve.
Rektori Mareglen Spiro:- “Përgjithësisht do të desha të bëja të ditur që Universiteti i Tiranës, do të vazhdojë me rregullsi orët mësimore, sipas të gjitha rregullave, statutit të Universitetit të Tiranës, miratuar nga senati dhe unë do të kisha dëshirë që të diskutoja me organizatorët e grevës, të vetmen pikë që i detyrohet universitetit çështja e stazheve apo liberalizimit të orës mësimore”.
Ndërsa kërkesën e pedagogëve të fakultetit Politeknik për rritje të pagave 100% ai e ka quajtur të shpejtuar, pasi rritja e fundit që bëri qeveria për rritjen e pagave të pedagogëve është e mjaftueshme./tvklan.al