Rendi i ditës në seancën e sotme parlamentare
Autori: Blendi Fevziu
23:57 01/03/2012Kryetarja e parlamentit dhe nënkryetarja e partisë demokratike, Jozefina Topalli ka qenë e ftuar në emisionin “Opinion”. Dita e sotme në parlament ka qenë një ditë e gjatë, me një axhendë dhe rend dite të rëndësishëm dhe intensiv, me një numër të gjere ligjesh, projektligjesh, vendimesh, raportesh. Përfshi edhe një surprizë, që ishte votimi i kodit nga partia socialiste.
Në lidhje me këtë situatë, Topalli u shpreh: Në fakt ishte interesante, ajo çfarë ka ndodhur sot. Disa ndryshime ishin të depozituara në Kuvendin e Shqipërisë prej viteve, rrinin aty sepse nuk merrnin dot votat e kërkuara, tre të pestat e votave. Meqënëse opozita nuk ka qenë në parlamanet gjatë kohës që këto propozime ishin bërë. Pastaj bojkotoi, pastaj bllokoi, pastaj nuk votoi. Pas marrëveshjes së 14 nëntorit u bë një kalendar, në të cilën u vendos që në çdo kalendar të kuvendit të Shqipërisë të futeshin këto ligje. /tvklan.al