Rendi, policia në ditët e festave – (2 Janar 2000)
Gjatë këtyre 3 ditëve situata e rendit në shqipëri dhe Tiranë ka qenë pa probleme. Krye polici i republikës Veli Myftari, thotë për Tv Klan se.
Drejtori i Policisë Veli Myftari:- “Ditët e vitit të Ri kaqënë në përgjithësi gjendje e kënaqshme, tepër e qetë në shkallë vendi. Në tërësi ngjarje kriminale nuk ka patur. Gjithë forcat policiore janë në krye të dëtyrës”.
Ndërsa Arben Dashi shefi i komisariatit nr.2 prononcohet.
Arben Dashi, shefi i komisariatit nr.2:- “Për territorin e komisariatit nr.2 nuk ka patur asnjë ngjarje të jashtëzakonshme. Çdogjë është zhvilluar normalisht, forcat e rendit kanë qenë në gadishmëri te plotë. Nuk kemi patur dëmtime më fishekzjarre, armë zjarri apo mjete të tjera”.
Edhe në komisariatin nr.3 vazhdon pa ndërprerjë puna e nisur gjatë ditëve të fundit të vitit që sapo kaloi. Nikoll Fatnika na thotë se:
Nikoll Fatnika, shefi i komisariatit nr.3:- “Nata e vitit të Ri kaloi siç ishte parashikuar. Hajdutët dhe keqbërësit kanë patur hapësira të ngushtuara nga puna e policisë. Në të gjithë territorin që ka mbuluar komiariati ynë nuk ka patur asnjë problem”.
Por gjithësesi incidentet nuk kanë munguar. Kështu në datën 31 Dhjetor, janë gjetur të vdekur nga energjia elektrike në Lapardha të Beratit, një çift banorë të këtij fshati. Në Sarandë nga shpërthimi i një fishekzjarri një qytetarë ka humbur gishtrinjtë e dorës. Ndërsa showmenit të mirënjohur, drejtuesit fatlum te Telebingos Kombëtare Ardit Gjerbreas, i është vjedhur autovetura e tij parkuar në mbrëmjen e vitit të Ri, parkuar pas Muzeut Kombëtar./tvklan.al