Renditja në FIFA, Shqipëria vazhdon në rënie


Renditja në FIFA, Shqipëria vazhdon në rënie

16:21 24/11/2016

Shqipëria pësoi rënien e parashikuar në renditjen e FIFA-s, që u publikua të enjten. Për nëntorin është e 49, pozicionimi më i ulët për 2016. Megjithatë edhe rivalëve të Kombëtares nuk i ka shkuar mbarë.

Vetëm Izraeli është ngjitur në klasifikim me 25 vende dhe tani është i 54, pas dy fitoreve radhazi, njëra prej tyre me Shqipërinë.

Rënie kanë pësuar të gjithë ekipet e grupit përveç, Spanjës që mbetet në vendin e dhjetë. Renditja kryesohet nga Argjentina, ndërsa Brazili është i dyti duke kaluar Gjermaninë./ TV KLAN






Të ngjashme