9 viktima nga stuhitë në Itali
Erërat e fuqishme, reshjet e dendura dhe përmbytjet mbërthyen gjithë Italinë, duke u marrë jetën 9 personave brenda 24 orëve, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur.
Thyerja e pemëve nga erërat e forta u bë shkak për disa aksidente rrugore në Romë e qytete të tjera. Reshjet shembën tavanin në një sallë të Universitetit Politeknik të Milanos.
Autoritetet u detyruan të mbyllin sheshin e Shën Markut në Venecia, pasi niveli i ujit arriti në lartësinë e gjunjve.
Shumë shkolla dhe institucione publike qëndrojnë të mbyllura, ndërsa pritet që moti të përmirësohet gjatë orëve në vijim. Ndërsa në Francë, problemet i shkaktoi dëbora e dendur. Qindra automjete mbetën të bllokuara në rrugë, ndërsa mbi 150 mijë shtëpi janë pa energji elektrike nga dëmtimi i linjave.
Tv Klan