Rëndohet bilanci nga sulmi me armë në Toronto


Rëndohet bilanci nga sulmi me armë në Toronto

20:20 23/07/2018

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmi i së dielës në mbrëmje në një zonë të populluar të qytetit të Torontos në Kanada. Viktima e parë ishte një vajzë e re dhe më pas një 8- vjeçare e plagosur rëndë, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

I gjithë vendi është në gjende shoku pas ngjarjes së rëndë që la të plagosur edhe 12 persona të tjerë. Kryeministri kanadez Justin Trudeau, shprehu ngushëllimet për viktimat dhe uroi shërim të mbarë për të lënduarit.

Një person i veshur me të zeza, hapi zjarr mbi dy lokale përgjatë një shëtitoreje në lagjen Greektown në Toronto.

Pasi qëlloi rreth 20 herë drejt lokaleve, agresori u largua në këmbë ku sërish nuk ndaloi së qëlluari ndaj qytetarëve në trotuar. Më pas ai u përplas me policinë.

Si pasojë e përplasjes me forcat e policisë, agresori mbeti i vrarë. Motivi i ngjarjes mbetet i panjohur. Policia kanadeze nuk ka arritur ende të identifikojë agresorin, ndërsa hetuesit nuk nxitohen ta klasifikojë sulmin si të lidhur me terrorizmin ndërkombëtar.

Tv Klan





Të ngjashme