RENEA ekzekuton të shumëkërkuarin për vrasje
I shumëkërkuari për dy vrasje Petrit Dushi është ekzekutuar nga Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur në Policinë e Shtetit. Pasi kanë zbuluar vendndodhjen e tij në Fshatin Gziq të Mirditës, forcat e RENEA-s kanë tentuar ta arrestojnë, por 45-vjeçari iu është kundërpërgjigjur me të shtëna automatiku ashtu siç bëri dhe në shtatorin e vitit 2015. Gjatë përplasjes me armë, snajperistët e RENEA-s e kanë ekzekutuar.
Policia bën me dije se pavarësisht insistimit dhe thirrjeve të efektivëve të RENEA-s për dorëzim, ka qenë e pamundur që ai të kapej i gjallë. Petrit Dushi, 45 vjeç ishte i dënuar me 17 vjet për vrasje në vitin 2003, 3 vjet për falsifikim dokumentesh dhe ishte në gjykim për vrasjen e dajës së babait të tij , Mark Jakut me 19 Tetor të 2013, në Ungrej të Lezhës. Me 15 shtator të vitit 2014 ai arriti t’i shpëtonte kapjes nga RENEA në Fshati Orosh të Mirditës. Si i shpëtoi Petrit Dushi RENEA-s një vit më parë Në 15 shtator të 2015 forcat RENEA u ndodhën para të shtënave me armë zjarr. Operacioni i zhvilluar në Orosh të Mirditës për arrestimin e Petrit Dushit u shoqërua me shkëmbim zjarri mes palëve. Pasi konstatoi praninë e policisë, 44-vjeçari i armatosur u largua nga banesa në drejtim të pyllit, nga ku ka qëlluar me armë zjarri drejt efektivëve, të cilët i janë kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë. Vrasja e parë Në 2003 pas një debati për motive pronësie ai ekzekutoi një bashkëfshatar të tijin. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ditën që viktima i fundit martonte të bijën. Konflikti i pronësisë mësohet se ishte shkaku i vrasjes dhe prej asaj kohe Dushi u shpall në kërkim nga policia. Prej asaj kohe ai jetonte në arrati në malet e Mirditës dhe herë pas here ishin organizuar disa aksione për arrestimin e Dushit. Por edhe asokohe, falë njohjes së terrenit ai kishte mundur të arratisej sapo policia mbërrinte në zonën ku jetonte. Vrasja e dytë Në tetor të vitit 2013, Dushi kreu vrasjen e dytë. Viktima këtë herë ishte daja i babait tij, Mark Jaku, nga fshati Ungrej, i cili e kishte strehuar për disa kohë gjatë arratisë. Ndoshta dhe debati për strehimin mund të ketë qenë shkak i vrasjes së dytë. Edhe në atë kohë, policia nuk mundi të arrestonte Dushin, i cili prej vitesh ka jetuar nëpër malet e Mirditës. Ditën e ngjarjes, policia bëri të ditur se një 60-vjeçar ishte vrarë me armë zjarri, afër mesnatës në Sukaxhi të Komunës Ungrej, Lezhë. Policia informonte se viktima e krimit është shtetasi Mark Jaku, i cili pas një konflikti me autorin, për motive banale, është qëlluar disa herë me automatik. Në atë kohë, policia ka identifikuar si autor Petrit Dushin, nga fshati Kaçinar i Mirditës dhe tha se autori i vrasjes ishte person i shpallur në kërkim prej 10 vitesh, për një vrasje të kryer në Kaçinar të Mirditës, si dhe për “falsifikim dokumentesh”./tvklan.al
RENEA në ndjekje të të akuzuarit për vrasje Operacion i gjërë policor për kapjen e një të kërkuari në Mirditë