Rënia e xhirove në tregun e fruta-perimeve – (3 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ulja e çmimeve të mallrave në tregun e fruta-perimeve është një nga fenomenet që është vënë re muajin e parë të këtij viti. Por megjithatë, fuqia blerëse e konsumatorëve ka rënë. Këtë e pohojnë edhe vetë tregtarët. Fenomeni i rënies së xhirove të tregtarëve në muajin Janar, ka lidhje me blerjet e mëdha që bëjnë konsumatorët në fund të vitit gjatë festave dhe më pas tregjet bien në qetësi./tvklan.al