Rënie e fortë në bursat ndërkombëtare


Rënie e fortë në bursat ndërkombëtare

12:41 06/02/2018

Tregjet amerikane pësuan një rënie prej 4.6% të hënën. Një rënie e konsideruar si më e forta në histori për një ditë të vetme dhe më e madhja në 6 vitet e fundit. Efektin e dha në bursat europiane të Parisit, Frankfurtit e Londrës, që patën humbje deri 3%. Akoma më e fortë, rënia ishte në bursën e Tokios deri 7%, por që u rikuperua shpejt në -4.7%.

Gjatë 2017-ës i konsideruar si vit i begatë për ekonominë amerikane, vlera e aksioneve në bursat e këtij vendi pati një rritje të ndjeshme prej 25%, falë klimës së mirë ekonomike të ushqyer nga niveli i ulët i interesave dhe përfitimet e larta. Por panikun e përhapi një raport tepër pozitiv për tregun e punës, që vlerësonte se punësimi në SHBA kishte arritur nivelet maksimale.

Shtimi në maksimum i të punësuarve sjell rritje pagash, por edhe rritje inflacioni, që sjell edhe rritjen e normës të interesit nga Rezerva Federale Amerikane, që deri më sot ka qenë Zero për të nxitur rritjen ekonomike. Por rritja e normës së interesit ul vlerën e aksioneve, çka solli në shitjen masive të aksioneve të hënën. Për ekspertët duhet kohë që bursat ta rimarrin veten. Shumë prej tyre hedhin dyshime se kjo mund ti paraprijë një recesioni të ri, pavarësisht se është ende herët për të folur.

Tv Klan






Të ngjashme