Rënie e lehtë e shifrave të infektimeve nëpër botë
Greqia zgjat karantinën kombëtare deri më 7 Janar
24 orëshi i fundit ka shfaqur shifra të ulëta të pandemisë së Covid-19 në shkallë globale. Shifrat e infektimeve dhe viktimave janë ndër më të ulëtat që prej fillimit të këtij muaji.
Shifrat në rënie nuk i kanë mjaftuar megjithatë qeverisë greke të zgjasë deri më 7 Janar karantinën kombëtare. Shkollat, restorantet, baret, resortet e skive dhe gjykatat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Karantina e pjesshme në Gjermani e ka mbajtur të qëndrueshme nivelin e infektimeve dhe siç duket në këtë grafik, niveli i infektimeve nuk ka pësuar as ulje as ngritje që prej Nëntorit. Megjithatë statistikat tregojnë shtrimet në spitale janë rritur me 40% krahasuar me Pranverën. Në rajone si Saksonia, disa spitale po punojnë mbi kapacitetet. Në radhët e qeverisë po shtohen zëra për ashpërsimin e masave, pasi sipas tyre karantina e pjesshme nuk është e mjaftueshme.
Kalifornia është shteti federal amerikan i radhës që vendos në karantinë në mbi 80% të popullsisë. Shifrat e infektimeve janë shtuar ndjeshëm javët e fundit për shkak të udhëtimeve për ditët e Falenderimeve.
Tv Klan