Reparti i FNSH-së në Elbasan (27 Maj 2000)
Reparti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Elbasan sot ka festuar 2 vjetorin e krijimit të tij. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm dhe Drejtori i Policisë Shqiptare Veli Myftari, Drejtori i Policisë së Elbasanit Edmond Koseni si dhe drejtues të tjerë të kësaj drejtorie. Komandati i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Elbasanit duke përshëndetur efektivin e këtij reparti nënvizoi se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të këtij qyteti gjatë dy viteve kanë marrë pjesë në shumë aktivitete të rëndësishme në të gjithë territorin e Republikës.
Hasani ka veçuar këtu ngjarjet e Tropojës, të Korçës, Burrelit dhe tani së fundmi të Laçit. Komandat Hasani tha se ne do të përgjigjemi me jetën tonë në mbrojtjen e interesave të atdheut. Në emër të Ministrit të Rendit ka përshëndetur Drejtori i Policisë Shqiptare Veli Myftari. Në ngjarjet e fundit tha ai Policia ka treguar se njeh vetëm ligjin dhe se nuk mund të instrumentalizohet nga forcat politike. Më pas efektivi ka demonstruar momente nga stërvitja e përditshme./tvklan.al