Reparti i Mirakës pa kushte sigurie


Reparti i Mirakës pa kushte sigurie

19:41 30/03/2014 REPARTI I MIRAKESKy është reparti  ushtarak i Mirakës në fshatin Togëz të Librazhdit ku një ditë më parë humbi jetën 27-vjeçari Arben Dosku dhe u plagosën vëllai dhe xhaxhai I tij, pas shpërthimit të një garnate  teksa po mblidhnin hekurishte për skrap. Në këtë repart, i cili ishte i specializuar për demontimin e municioneve, prej më shumë se 1 viti e gjysëm nuk kryhej demontim municionesh. Fakt ky që konfirmohet edhe në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në të cilën thuhet se procesi i demilitarizimit kishte përfunduar që në shtator të vitit 2012. Gjatë kësaj periudhe në këtë repart nuk ishte regjistruar asnjë incident për shkak të masave të larta të sigurisë, të cilat duhet të ishin të tilla edhe në periudhën në vazhdim, pasi ky poligont vazhdon të jetë ende pjesë e Forcave të Armatosura. Nuk kuptohet sesi vëllezërit Arben e Lavdërim Dosku dhe xhaxhai  tyre u futen në ambjentet e brendshme të repartit, i cili ashtu siç thuhet edhe në këtë tabelë duhet të ruhet me roje të armatosura. Pamjet tregojnë se në këtë repart edhe një ditë pas ngjarjes tragjike ku gjeti vdekjen 27-vjeçari Arben Dosku është e lehtë të futesh.

Në deklaratën e një dite më parë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura thotë se përpiqet që përmes ruajtjes, patrullimit, vëzhgimit, vendosjes së shenjave të domosdoshme dhe fushatave sensibilizuese si dhe në bashkëpunim me pushtetin lokal të shmangë këto ngjarje. Por pavarësish këtyre msave Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë pranon se e ka të pamundur të kryejë kontroll fizik të imtësishëm dhe të vazhdueshëm të këtyre zonave të thella që dikur kanë shërbyer si poligone asgjësimi.





Të ngjashme