Repikat e Fatos Nanos dhe Emin Gjanës në Parlament (5 Nëntor 1999)
Fatos Nano dhe Jemin Gjana kanë argumentuar votën e tyre ndaj Kabinetit Qeveritar të kryesuar nga Ilir Meta. Duke argumentuar votën Pro ndaj kabinetit Meta, Nano tha se kjo Qeveri nuk doli nga kriza por është rrjedhojë e pjekurisë së PS. Jemi të hapur për dialog me opozitën por s’do të lejojmë askënd të shkelë mbi ligjin. S’ka kthim prapa, theksoi Nano.
” Ruajtja dhe konsolidimi i koalicionit “Aleanca për Shtetin”, fryma e pajtimit politik, bashkëqeverisja përmes ndarjes së përgjegjësive dhe kostove të reformave, dialogu institucional për të krijuar bashkëjetësë efikase në zhvillim të vendit dhe marrëdhëieve integruese të tij. E konsideroj këtë në politikë të angazhimeve realiste një politikë që nuk vlerëson se historia e shqiptarëve fillon me të. Nga qeveria që merr parasysh eksperiencat e krijuara, rezultatet e arritura dhe që hap pas hapi synon të ndërtojë shtetin modern shqiptar. Në këtë legjistlaturë socialistët shqiptarë sëbashku me aleatët e tyre në qeverisje nisën një rrugë të vështirë, dhe tashmë kanë bërë një punë transformuese me rezultate të dukshme në të gjitha fushat. Duke krijuar dhe një eksperiencë të vlefshme qeverisësë. Kjo nuk është gjithçka që ne synojmë për europianizimin e Shqipërisë. Nga këto synime nuk mund të ketë kthim prapa. Ne jemi një popull i vogël por me potencial të madh krijues me kulturë e traditë bashkëkohore dhe me institucione demokratike qeverisëse që po konsolidojnë çdo ditë e më mirë. Tek ne po krijojnë një realitet politik i qëndrueshëm dhe progresist sepse balanca e pushtetit po kalon gjithnjë e më shumë nga ana e asaj mazhorance njerëzish, grupesh politike dhe komunitetesh civile që duan rregull, duan ligje dhe normalitet për zhvillim“- tha në fjalimin e tij kreu Fatos Nano.
Kryetari i grupit parlamentar demokrat Jemin Gjana tha se është e pakuptimtë të krijohen katër qeveri ne dy vjet. Kryeministrin Meta, Gjana e cilësoi vegël të klaneve të vjetra të Partisë Socialiste. Sipas Gjanës janë vrarë 24 udhëheqës të opozitës, ndërsa vrasja e liderit të Dhjetorit Azem Hajdari do të mbetet pengu kryesor i politikës shqiptare përderisa fshihen vrasësit e tij. Gjana deklaroi votën kundër kësaj Qeverie duke kërkuar zgjedhje të reja.
“PD-ja dhe grupi i saj parlamentar bazuar në të dhënat të bëra publike konsideron se është i papranueshëm akti i krimit në një kabineti më të përfolur dhe më të akuzuar për afera kontrabande dhe korrupsioni. 5-6 nga 17 anëtarë të kabinetit kanë në xhep green carde-t dhe vizat kanadeze. Vetë kryeministri Meta është akuzuar për afera dhe ka qënë inekzistent në krye të komisionit qeveritar për luftën kundër kontrabandës dhe korrupsionit. Partia Demokratike, grupi i saj parlamentar duke refuzuar përmes gjestit politik mes marrjes në këtë seancë, aktin e votëbesimit të këtij kabineti e fton politikën shqiptare dhe zgjedhësit shqiptarë ti bashkohen qëndrimit se vetëm zgjedhjet e parakohëshme të Parlamentit në kohën më të shpejtë të mundshme janë mënyra e stopimit dhe e zgjedhjes së krizës dhe ndarja përfundimtare e të shkuarës me të ardhmen.”– shtoi Gjana.
Më pas kanë shkëmbyer replika për fiq dhe gjethe fiku, Gjana, Xhaferri e Nano./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame