Replika mes Kurtit e Hotit
Kreu i LVV lajmëron se do të shfuqizojë vendimet e paligjshme të kryeministrit aktual
Kreu i LVV-së është i bindur se do të fitojë shumicën e votave dhe do të qeverisë vetë, pa pasur nevojë për koalicion paszgjedhor. Në një emision televiziv të transmetuar në RTV Dukagjini, ai ka thënë se një ndër vendimet e para që ka premtuar se do të marrë është shfuqizimi i vendimeve të qeverisë Hoti.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti. Ai ka thënë se vendimet e tij nuk ka kush që i konteston.
Hoti e Kurti pas zgjedhjeve kanë qeverisur bashkë për 55 ditë, ku Hoti ishte zëvendës i Kurtit ndërsa pas prishjes së koalicionit LVV LDK, LDK krijoi koalicion me AAK-në të udhëhequr nga Avdullah Hoti si kryeministër për më shumë se 6 muaj.
Klan News