Reportazh në Mullet, kampi i refugjatëve – (28 Prill 1999)


Reportazh në Mullet, kampi i refugjatëve – (28 Prill 1999)

20:23 28/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ky është kampi i Mulletit ku aktualisht strehoen rreth 1200 përsona. Kjo hapësirë i takonte repartit 410 të Gardës së Republikës ku për tre muaj ushtarët e rinj kryejn shërbimin e karantinës. Tashmë gjithçka në këto ambjente po i përshtatet një kampi me jetë familjesh kosovare. Prej më shumë se gati 30 ditësh 1200 personat e strehuar këtu, mundohen të shtyjnë në vakum ditët e pritjes.

Ushqimi ngelet problem kryesor i tyre, në 30 ditë asnjëher mish. Refugjatët kosovarë ankohen se ushqimi nuk është i mirë. Një nga përfaqësuesit lokal dhe menaxhues i kampit shprehet se, me ushqimin merren tre organizata të ndryshme dhe ne u kemi kërkuar një informacion se ç’koordinim ka midis tyre.

Momenti më eficent i kampit sipas menaxhuesve të tij është spitali fushor i ndërtuar brenda 24 orëve nga qeveria tuniziane. Sipati ka një kapacitet prej 150 shtretërish dhe funksionon 24 orë. Për fëmijët e shumtë të këtij kampi 4 çadra kanë zëvendësuar klasat e shkollës./tvklan.al

Gazetare – Eni Vasili






Të ngjashme