Reportazh për skafet në Vlorë – (11 Qershor 2000)


Reportazh për skafet në Vlorë – (11 Qershor 2000)

19:29 11/06/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Plazhi në Vlorë ka kohë që ka filluar. Emri i tmerrshëm që mori ky qytet gjatë rrëmujave të ’97, duket se dalngadalë është shlyer nga kujtesa e pushuesve. Madje edhe gomonet kanë filluar të shihen ndryshe. Këta udhëtar nuk janë klandestinë, por pushues që shijojnë me gomone bukuritë e gjirit të Vlorës. Skafi është pjesë e një agjencie turistike.

Kjo gomone natën transporton rreth 30 klandestinë. Motovedeta ku ndodhemi ne është e rojeve të Guardia di Finanzas. Gomonet duke qenë më të manovrueshme arrijnë të shmangen. Gjatë gjithë këtyre viteve punë skafistët kanë mësuar dhe marifetet se si mund ti shpëtojnë ndjekjes. Ata i drejtojnë dritën e fuqishme motovedetës për të verbuar ndjekësit. Më në fund ky skaf arriti të shpëtojë dhe pas dy orësh doli në Otranto.

Ky oficer italian tregon se kur policia shqiptare do, atëhere është mjaft e zonja në ndalimin e klandestinëve dhe kapjen e tyre. Ndërsa në Drejtorinë e Policisë së Vlorës tregojnë:

“Në tre mujorin e parë të vitit 2000, policia shqiptare ka arritur të sekuestrojë gjashtë gomone, megjithatë unë nuk shpresoj që ne të kemi bërë mrekullinë, bashkë me forcat italiane, por them që rezultatet janë të ndjeshme”.

Në mëngjesin e ditës tjetër mbërrin nga Italia ky target. Policia italiane kthehu 70 shqiptarë që i kapi sapo kishin zbritur nga plazhet e Otrantos. Janë kryesisht djem nga fshatrat e Tiranës, Elbasanit e Vlorës. Secili ka paguar nga 800 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që megjithëse u ka dështuar aventura e parë prej klandestini, ata e kanë mendjen e ndarë që në bregun tjetër do të dalin me çdo kusht./tvklan.al

Gazetar – Armir Shkurti






Të ngjashme