Reportazh tek shkolla “Luigj Gurakuqi”, fëmijët me probleme – (14 Nëntor 2000)


Reportazh tek shkolla “Luigj Gurakuqi”, fëmijët me probleme – (14 Nëntor 2000)

14:31 14/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ky është Denisi, veprimet e tij nuk janë krejtësisht të papërgjegjshme. Së bashku me 85 fëmijë të tjerë tiranas, ai mëson çdo ditë pranë shkollës “Luigj Gurakuqi”. Në këtë shkollë e cila ka 28 vjet që është ngritur, studiojnë dhe praktikohen fëmijët me prapambetje mendore, si edhe ata që kanë çrregullime në sjellje e të folur.

Gjithsej në këtë shkollë janë 9 klasa. Mosha e këtyre fëmijëve është 6-19 vjeç. Çdo klasë ka një mësues dhe një edukatorë, që zbatojnë një program mësimor të veçantë, i cili më tepër i përket programit të shkollës fillore. Matematika dhe Gjuha janë lëndët bazë. Gjatë viteve kjo shkollë ka hasur mjaft probleme, por gjithçka ka ardhur drejt normalizimit. Drejtori i shkollës Maliq Bregu thotë:

Maliq Bregu:- “E shikojmë të arsyeshme, në qoftë se dot krijohet mundësia, për shtesë organike, që të vijë edhe një punonjës social, ndihmë do të ishte. Ashtu siç kemi kërkuar edhe vitin e kaluar dhe këtë vit e realizuam, na ka ardhur edhe një infermiere, e cila ndjek anën shëndetësore të këtyre fëmijëve”./tvklan.al






Të ngjashme