“Reporterët pa Kufij”: 49 gazetarë të vrarë gjatë vitit 2019
Organizata “Reporterët pa Kufij” konstaton se këtë vit ka pasur rënie të numrit të gazetarëve të vrarë në të gjithë botën.
Në raportin vjetor shkruhet se “49 gazetarë janë vrarë gjatë këtij viti, 389 të tjerë janë burgosur, ndërsa 57 mbahen peng”.
Por numri i vrasjeve ka rënë me 44% krahasuar me vitin e kaluar.
Vendet ku kanë humbur jetën më shumë gazetarë janë Siria, Jemeni dhe Afganistani, ndërsa gjysma e të burgosurve janë në Kinë, Arabi Saudite e Egjipt.
Tv Klan