Republikanët kërkojnë ndalimin e financimit për Trump

March 8, 2016 - Florida, Jupiter, U.S. - Republican presidential candidate DONALD TRUMP arrives for a press conference in Jupiter as results came in from the Michigan, Idaho, and Mississippi primaries and the Hawaii caucuses. (Credit Image: © Richard Graulich/The Palm Beach Post via ZUMA Wire)

Republikanët kërkojnë ndalimin e financimit për Trump

14:54 12/08/2016

Akuzat tejet të guximshme ndaj rivalëve dhe thirrjet të cilat janë interpretuar si për akte dhunë, kanë shtuar zërat brenda Partisë Republikanë, që kërkojnë që kjo forcë politike të mos financojë më fushatën e Donald Trump.

Më shumë se 70 mbështetës të kësaj partie, mes të cilëve dhe ish-kongresmenë me anë të një letre dërguar Komitetit Kombëtar Republikan thonë se deklaratat përçarëse, të papërgjegjshme dhe populiste rrezikojnë fushatë zgjedhore dhe procesin demokratik të zgjedhjeve presidenciale.

Në këto kushte ajo që duhet bërë është të ndalohet financimi nga ana e Partisë Republikane për kandidatin Trump.

Kjo letër pason atë të bërë 50 intelektualë të tjerë ish-funksionare republikanë, të cilët i bënin thirrje votuesve amerikanë për të mos e votuar biznesmenin Trump, pasi ai mund të rezultoi si presidenti më i dobët në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /TV KLAN






Të ngjashme