Republikanët konfencë shtypi (13 Shkurt 1999)
Kundërshtimeve të ligjit për tatimin mbi të ardhurat i është shtuar sot edhe zëri i republikanëve. Jemi të mendimit se ky ligj i sapomiratuar në Parlament duhet aprovuar kanë deklaruar drejtuesit e Partisë Republikane.
Sipas tyre me këtë ligj Qeveria i është vënë kundër interesave të biznesit privat duke larguar çdo shpresë që investimet e huaja dhe vendese të fillojnë. Kjo do të thotë të ndërtosh kapitalizmin pa kapitalistë por me ndihmën e masave punonjëse vijuan republikanët./tvklan.al