Republikanët konferencë – (4 Dhjetor 1999)


Republikanët konferencë – (4 Dhjetor 1999)

15:42 04/12/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Republikanët kanë denoncuar sot qëndrimin e Qeverisë Shqiptare për shitjen e pasurisë kombëtare. Sipas tyre njerezit e pushtetit po u blejnë me çmime qesharake duke vjedhur kështu pasurinë e shqiptarëve. Nga firmat piramidale të mbledhjes së parave, tha lideri republikan Mediu, po krijohen firma piramidale më të rrezikshme të kontrollit dhe monopolit të gjithë pasurisë kombëtare.

Dalja nga burgu e ish-bossit të VEFA-s, bëhet me qëllim që konflikti i kreditorëve me shtetinm, të kthehet në një konflikt me vetë Alimuçën. Presion dhe kërcënim mbi ata punonjës të administratës të cilët duan të denoncojnë aktet e vjedhjes së qeveritarëve, i kanë cilësuar ata deklaratat e Metës kundër gjeneralit të lartë Cikalleshi.

Demagogjia për komisione antikorrupsion dhe komisione për Paktin e Stabilitetit duke ftuar dhe opozitën, kanë përfunduar republikanet, është rruga për ta bërë atë bashkëfajtore për vjedhjen dhe shkatërrimin e vlerave të shoqerisë shqiptare./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme