Republikanët, konferencë për Kosovën – (29 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve rrezikon të shndërrohet në konflikt mes vetë shqiptarëve. Ka deklaruar kështu lideri republikan Fatmir Mediu, duke shtuar se këtë po e krijojnë vetë shqiptarët dhe qarqe politike e diplomatike të interesuara.
Në një konferencë për shtyp republikanë konstatuar se ekzistenca dhe pretendimi për struktura paralele ushtarake përfaqësimi apo diferencat në opsione janë një çorganizim me tendencë krijimin e kontureve të një pushteti të mundshëm pas lufte. Të gjithë ne nënvizoi Mediu duhet të merremi me problemin kryesor dke shmangur çoroditjet që mund të vijnë nga individët.
Mediu ka konfirmuar mundësinë e një takimi Rugova – Thaçi në SHBA. Do të jetë turp për ta dhe gjithë faktorin shqiptar tha Mediu nëse ky takim nuk zhvillohet në Tiranë. Sipas republikanëve qeveria Thaçi momentalisht duhet të shfrytëzoj kapacitetin intelektual si dhe të bashkëpunoj me institucionet shqiptare për përgatitjen e një projekti për prespektivën e Kosovës./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego