Republikanët konferencë shtypi (14 Gusht 1999)
Republikanët kanë kërkuar sot rënien e Qeverisë socialiste dhe përgatitjen për zgjedhjet e reja. Sipas republikanëve kjo është e domosdoshme në gjendjen aktuale që ndodhet Shqipëria ku radhitet e parafundit ndërmjet 150 shtetesh përsa i përket sigurisë.
Kjo situatë për Partinë Republikane Kryerepublikani Mediu tregon se në vendin tonë jo vetëm që nuk mund të bëhen aplikime për paktin e stabilitetit, por çdo ditë e më tepër paaftësia e qeverisë socialiste si dhe aftësia e tyre për të vjedhur dhe për të bashkëpunuar me krimin, e kalon çdo limit. Mediu ka kërkuar më shumë impenjim nga forcat politike kryesisht PS dhe PD duke paragjykuar dhe minimizuar përpjekjet e tyre të deritanishme.
“ Dhe përsa kohë të jetë kjo politikë nuk ka për tu vendosur rendi në Shqipëri po rendi do të vendoset nga krimi i rrugës dhe bandat e rrugës. Prandaj mendoj që këtu kemi një gjullurdi ose një kaos politik i cili duhet patjetër të ulë të gjithë forcat politike shqiptare për të gjetur rrugët e zgjidhjes.”-shtoi Mediu
Sipas republikanëve zgjedhjet e paraprira nga një qeveri e përbashkët dhe forcave politike do të zgjidhin kolapsin që është zhytur Shqipëria./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego