Republikanët për dënimin me vdekje (18 Shtator 1999)
Dënimi me vdekje duhet të vendoset me Referendum nga vetë shqiptarët. Ka qënë ky insistimi i republikanëve pas deklaratave të Nënkryetarit të Parlamentit Namik Dokle për heqjen e dënimit kapital. Qëndrimi i Dokles tha Nënkryetari republikan Begeja bie në kundërshtim të plotë me opinionin e shqiptarëve.
Për republikanët aktualiteti ynë i rënduar nga krimet e bën të domosdoshëm zbatimin e këtij dënimi. Sipas tyre nga Këshilli i Europës nuk ka asnjë dokument zyrtar për heqjen e dënimit me vdekje. Duke përmbledhur takimin e Mediut në Amerikë, republikanët kanë arritur në përfundimin se Administrata e Lartë Amerikane është e bindur se të majtët në Shqipëri nuk e kontrollojnë me situatën./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego