Republikanët për ftesën e PD – (1 Mars 1999)


Republikanët për ftesën e PD – (1 Mars 1999)

09:43 01/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fatmir Mediu, kryetar i PR:- “Mendoj që së pari kjo shërben për të qenë koherent në politikë, për vetë faktin se në datën 15 do të kemi diskutim të çështjes dhe shpresoj që të ketë një nënshkrim të marrëveshjes dhe e dyta për të mos i dhënë shumë hapësirë propagandës anti-shqiptare e cila synon që ta pasqyroj problemin e Kosovës me tendenc për bashkimin etnik, për një lloj nacionalizmi shovinist të shqipërisë. Duke e marrë në këtë kontekst mendoj se është e domosdoshme që forcat politike parlamentare të ulen. Pavarësisht nga përgjigja që ka dhënë PS shpresoj që gjithsecili do të rigjykoj qëndrimin e vetë, se ç’kontribut mund të japim në një vullnet të përbashkët për të ndihmuar delegacionin që përfaqëson popullin shqiptar në Kosovë”./tvklan.al






Të ngjashme