Republikanët për Kosovën – (17 Prill 1999)


Republikanët për Kosovën – (17 Prill 1999)

10:44 17/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Republikanët kanë shprehur sot domosdoshmërinë e formimit të plotë dhe funksionimit të qeverisë Thaçi. Lidhja Demokratike e Kosovës u shpreh Godo në konferencën e sotme për shtyp megjithe vështirësitë që krijon mbajtja peng e Rugovës duhet të emëroj përfaqësuesit e saj në pesë ministritë e rezervuara për të në qeverinë e re.

Kosova vijoi Godo më shumë se kurrë ka nevojë për një qeveri që të marrë në dorë fatin e luftës dhe të paqes si dhe të jetë një partner solid me komunitetin ndërkombëtar.

 Republikanët duke vlerësuar se situata po merr përmasa katastrofike dhe qeveria nuk po arrinë të sigurojë minimumin e jetesës së të ardhurve kanë propozuar ngritjen e një ministrie të përkohshme për trajtimin e të ardhurve nga Kosova. Sipas tyre vetëm kështu mund të marrin fund konfuzionet dhe abuzimet me ndihma./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego







Të ngjashme