Republikanët për pronën (25 Shtator 1999)
Republikanët kanë ripërsëritur sot për të disatën herë kërkesën e tyre të vazhdueshme për rikthimin e pronave pronarëve të ligjshëm. Edhe pse Qeveria aktuale ka bërë disa përpjekje për zgjidhje të pjesshme të këtij problemi vetëm abrogimi i ligjit antikushtetues për tokën do të sigurojë zgjidhjen përfundimtare.
Republikanët kanë shprehur gadishmërinë për unifikimin e së djathtës shqiptare mbi bazën e përafrimit të programeve partiake kryesisht në zgjidhjen e çeshjes së pronave. Edhe pse lideri republikan Fatmir Mediu ka preferuar kandidaturën e Genc Pollos për në krye të PD-së, kjo parti e motivon këtë preferencë me fuqizimin e Partisë Demokratike./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame