Republikanët për Samitin (31 Korrik 1999)


Republikanët për Samitin (31 Korrik 1999)

16:26 31/07/1999

Partia Socialiste duke ndjerë dështimin e saj përpiqet që Samitin e Sarajevës ta përdorë si kapital politik për të zgjatur jetën e saj. Kështu janë shprehur republikanët duke e konsideruar Samitin një hap historik për Ballkanin. Sipas republikanëve zëri i Shqipërisë përpara politikanëve dhe ekonomistëve më të lartë të politikës botërore në këtë Samit është paraqitur me kërkesa të ngushta, gjë që tregon me seriozitet dhe nxitim të pajustifikuar në Samit. I pyetur për çeshtjen kosovare Mediu është shprehur se intensiteti i vëmendjes ka rënë pasi mbaroi lufta, por për të, më në krizë është Shqipëria se sa Kosova./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme