Reshje shiu e dëbore në vend, ARRSH: Si paraqitet situata në akset kombëtare
Në pjesën më të madhe të vendit gjatë gjithë natës ka pasur reshje të shumta shiu e dëbore. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në të gjitha akset kombëtare nuk ka probleme në qarkullim.
“Rënia e materialeve në Muzinë është mbajtur gjithë kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim”, sqaron ARRSH.
Më tej bëhet me dije se në aksin Përmet-Çarshovë ka patur rënie të materialeve në trup të rrugës, por është ndërhyrë menjëherë me mjete e punëtorë për të pastruar rrugën dhe qarkullimi t’i kthehet normalitetit.
“Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 7 deri në km 14 të qarkullohet me zinxhirë”, thekson autoriteti në një postim në mediat sociale./tvklan.al