Reshje të dendura shiu, probleme në disa qytete të vendit


Reshje të dendura shiu, probleme në disa qytete të vendit

08:37 13/06/2016

Reshjet e shumta që në orët e para të mëngjesit kanë sjellë probleme në disa qytete të vendit.

Në Vlorë reshjet e shiut rrezikojnë të përmbytin nënstacionin e Skelës

Gjithashtu janë shkaktuar probleme në të gjitha rrugët lidhëse me Transballkaniken .

Në aksin rrugor Vlorë-Rradhimë është bllokuar qarkullimi i automjeteve pasi ka rrëshqitje të dherave.

Për shkak të përmbytjeve ka probleme në Bulevardin Vlorë –Skelë, në rrugën pranë portit dhe në lagjen “Pavarësia”.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Durrës, brenda në qytet dhe në periferi.

Qyteti i Lezhës gjithashtu paraqet probleme sa i përket reshjeve, ku më problematike paraqitet lagjia “Besëlidhja”, pasi ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

Edhe kryeqyteteti është gdhirë me shira të dendur. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përmes një statusi në rrjetet sociale njofton se për çdo problem duhet të kontaktoni n ë numrin e emergjencave 112./tvklan.al






Të ngjashme