Reshjet, bëni kujdes në këto rrugë… Përmbytje dhe shembje


Reshjet, bëni kujdes në këto rrugë… Përmbytje dhe shembje

15:25 12/11/2016 https://youtu.be/H1qoNkQwPho

Reshjet që kane nisur në orët e paradites kanë shkaktuar probleme në rrugën Gjirokastër-Kakavijë. Për pasoje është vështirësuar qarkullimi i automjeteve pasi rruga në disa pjesë të saj është mbuluar nga uji. Raportohet se nga moti i keq ka prezencë të ujit edhe në rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës.

permbytje

Tiranë

Ka reshje të dendura në të gjithë qarkun. Në segmentin rrugor Tiranë – Durres, në rrugën që shkon për tek nënkalimi i “City Park”, rruga është e bllokuar pasi ka një cedim (ulje të madhe). Janë marrë masat me plotësim sinjalistike. Po punohet nga firma kontrakture për normalizimin e situatës. Deri tani Superstrada Tirane – Durrës nuk ka probleme për qarkullimin. Në segmentin rrugor Lana Bregas – Uzina Traktori, ka prani të ujit ne rrugë

Durrës

Në zonën e Shkëmbit te Kavajas, ka prani të ujit në rruge. Po punohet me mjete dhe forca për largimin e ujit me anë të pompave. Grumbullim aluvionesh ka edhe tek rruga e Spillesë.

Vlorë

Ne aksin Qafa e Dushkut – Kuç, është dëmtuar ura qe lidh Lepenicen me Brataj, nga prurjet e lumit. Kalimi është devijuar deri në ndërtimin e një ure të re.

Kukës

Ka reshje shiu në të gjithë qarkun. Ne disa nga akset e këtij qarku ka prani të materialeve në rrugë. Në aksin Kukes – Qafe Shllak, ku ka patur një shembje të rrugës, kalimi kryhet vetëm për mjetet e vogla dhe furgonat.

shembeje

Në aksin Krume – Qafe Prush, në Vlane, ka një shembje në gjatësi rreth 50 m, rruga është 1 kalimshme. Pjesa tjetër e aksit nuk ka probleme për qarkullimin.

Dibër

Ka reshje shiu në të gjithë qarkun. Në disa akse të këtij qarku ka prani të materialeve dhe uji në rrugë, por pa problem pëer qarkullimin e mjeteve. Po punohet për pastrimin e akseve.

Aksi K. Hadroj – Qafe Bene, është hapur me dy kalime në të gjithë gjatësinë e tij. Megjithatë herë pas here ka rënie gurësh e dherash nga reshjet. Situata tek Tuneli i Gjegjanit është normalizuar dhe rruga është e hapur. Në aksin Skuraj – Burrel, ka dëmtime të shpatullave te urës ne hyrje te Klosit, nga prurjet e lumit.

Shkodër

Në disa akse të këtij Qarku ka probleme, siç janë: Shkoder – Qafë Qele, ku ka shembje të trupit te rrugës.

Te Harku i Berdices, situata është normalizuar, qarkullimi kryhet normalisht.

Ne akset Puke – Fushe Arrez, Fushe Arrez – Qafe Mali – Qafe Shllak, ka patur rënie gurësh e dherash në rrugë.

Edhe ne aksin Qafe Mali – Fierze, ka patur rënie gurësh e dherash, te cilat po pastrohen. Rënie gurësh e dherash ka patur edhe ne akset Qafe Laç – Koman dhe Hani i Hotit – Tamare, si pasoje e reshjeve të natës se kaluar.

Ne aksin B. Curri – Valbone, prurjet e shumta kanë gërryer një pjesë te rrugës. Ne akset e Tropojës ka patur rënie gurësh dhe dherash në rrugë./ tvklan.al





Të ngjashme