Reshjet dëbore dhe temperatura të ulëta, çfarë pritet në orët në vijim
Reshjet e dëborës që kanë pushtuar vendin, ndonëse mund të kenë pushuar në disa zona, pritet që gjatë orëve në vijim të rinisin. Në një prononcim për Televizionin Klan, sinoptikania Tanja Porja thotë se parashikohet një rënie e ndjeshme e temperaturave, për këtë arsye bora do të krijojë një shtresë e cila do të rezistojë për një periudhë kohe.
“Në fakt dëbora nuk do të mbetet me aq, pasi presim që edhe në mbrëmje dhe gjatë natës të kemi herë pas here reshje dëborë. Duke marrë në konsideratë që presim dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave, dëbora do të krijojë një farë shtrese, e cila do të rezistojë për një periudhë të caktuar kohore”.
“Rrezikohet nga reshje të pakta dëbore pjesa më e madhe e veriut dhe qendrës, sigurisht zonat malore do të marrin reshje dëbore, por në sasi të pakta.
Zona që riskohet më pak nga reshjet e dëborës është jugperëndimi, shtrirja nga Fieri duke përfshirë të gjithë vijën bregdetare, deri poshtë në Sarandë”./tvklan.al