Reshjet e dendura shembën dy urat, monument kulture
E thirrur nga opozita për të sqaruar situatën në tre objekte të trashëgimisë kulturore, konkretisht pas rrëzimit të dy urave, e Hoshtevës në Zagori, e Orgockës në Kolonjë dhe thellimit të çarjes në kullën jugore të kalasë së Gjirokastrës, fillimisht Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se shkaku kryesor i rrëzimit të dy urave ishin reshjet të dendura në fillim të Shkurtit. Para Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ajo renditi si argument në të dyja rastet e shembjes së monumenteve të kulturës shkëputjen e masivëve të dheut ku qëndronin njëra nga këmbët e urave.
“Po shikohet mundësi e konservimit ose e rindërtimit me materialin e rikuperuar nga shembja”.
Për kalanë e Gjirokastrës që shkaktoi debat mes pozitës dhe opozitës, pasi deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu e krahasoi qytetin, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, me Alepon e pas luftës, Ministrja e Kulturës tha:
Pas debatit për ndërtimin e një pike shërbimi në brendësi të Parkut Kombëtar të Butrintit, pezullimit të përkohshëm të punimeve, firma ndërtuese i është rikthyer punës..
E tashmja dhe e ardhmja e Teatri Kombëtar një nga pikat e diskutimit nuk u zhvillua. Ai u shty për javën e ardhshme, ku Ministres së Kulturës iu kërkua me këmbëngulje nga deputetët e opozitës lista e objekteve të trashëgimisë kulturore në rrezik dhe gjithë konsultimet me ekspertët dhe UNESCO-n për rifillimin e punimeve në Butrint.
Tv Klan