Reshjet e fundit sjellin dëmtime në prodhimet e fermerëve të Myzeqesë (12 Nëntor 2000)
Mjafton një natë shi që fshatrat e Myzeqesë të gjenden nën ujë. Rreth 100 shtëpi në fshatrat e Fierit dhe Lushnjes po vuajnë pasojat e përmbytjes. }Në të njëjtën gjendje janë dhe disa lagje të qytetit. Pellgjet gjigande që janë formuar kanë prishur të mbjellat. Më shtrenjtë e kanë paguar fermerët që kanë sera.
Gjithashtu dëme të mëdhaja janë shkaktuar dhe nëpër familje. Uji ka shkatërruar orendi, rezerva ushqimore dhe pajisje nëpër banesat e fshatarëve. Kanalet dhe gjithë sistemi i kullimit ka vite që është shkatëruar ndaj dhe pasojat janë këto. Rënia e reshjeve kanë bërë që të dalin në sipërfaqe dhe ujërat e zeza, ndërkohë që në çezma nuk vjen më uji i pijshëm. Për të përmirësuar gjendjen është ngritur dhe një shtab pune./tvklan.al