Reshjet e shiut në Durrës, Erzeni del nga shtrati
Në Shijak situata paraqitet më e rëndë dhe lumi Erzen doli nga shtrati duke përmbytur 15 shtëpi.
Të ndërtuara buzë lumit uji vërshoi në katet e para të banesave duke i përmbytur totalisht ato. Në ndihmë të familjareve ka mbërritur Shtabi i Emergjencave. Kryetari i bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani shprehet se situata është në monitorim./abcnews.al