Reshjet e shiut përmirësojnë situatën në hidrocentrale – (27 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Vazhdojnë reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit tonë. Kjo zonë me reshje ka përfshirë edhe Italinë e jugut, Maqedoninë, si dhe Malin e Zi e Kosovën. Ndërkohë që rënia e shirave, ka përmirësuar situatën hidrologjike në hidrocentralin e Fierzës. Kështu sot në mëngjes, prurjet në liqenin e Fierzës, kanë qenë 125 metra kub për sekondë, ndërsa niveli i Fierzës, ka arritur në 252 metra. Dje konsumi i energjisë elektrike, në shkallë republike, ka qenë 16 milion kilovatë/orë. Parashikohet që edhe gjatë ditës së nesërme të vazhdojë kjo situatë meteorologjike, pra me reshje shiu të karakterit frontal./tvklan.al