Reshjet e shiut rrisin nivelin e Fierzës (9 Nëntor 2000)
Reshjet e ditës së fundit arritën të depërtonin në Fierzë. Prurjet e Drinit janë përmirësuar duke çuar tashmë nivelin e Fierzës në plus 140 cm të përfituara nga reshjet. Kjo ka sjellë rritjen e prodhimit me 8.5 kilovat orë në ditë dhe për pasojë ulje të orëve të errësirës në të gjithë vendin. Pavarësisht nga kjo, Fierza nuk ka arritur kapacitetin e duhur për prodhim.
Prurjet e Drinit janë 190 metër kub në sekond. Sot ne arrijmë të importojmë vetëm 3 milion kilovat orë në ditë nga Mali i Zi dhe Sllovakia, por që marrëveshja e fundit lidhur sëfundmi nga KESH dhe këto dy shtete, bën të mundur blerjen e kësaj energjie më lirë. Sipas krerëve të KESH zbatimi i një konsumi të reduktuar dhe i mostejkalimit të kuotave do të bëjnë të ulen ne maksimum ndërprerjet./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti