Reshjet e shiut rritin nivelin e ujit në basenin e Drinit
Reshjet e shiut kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në basenin e kasakdës së lumit Drin. Mësohet se KESH ka filluar shkarkimet e kontrolluara në dy hidrocentrale, atë të Komanit dhe Vaut të Dejës.
Intensiteti i shkarkimeve është 400 metër kub në sekondë, dhe kjo do të vazhdojë derisa të dy hecet të mbahen në nivelet 169 metra për Komanin dhe 72 për Vaun e Dejës. Ndërsa burimet nga korporata thonë se nuk ka rrezik për përmbytje.
Edhe për hidrocentralin e Fierzës koorportata ka marrë masat që të mbajë atë në kuotën 290 metra. Për Fierzën nuk do të ketë shkarkime, por niveli i saj do të mbahet nga futja në punë e të gjithë agregatëve.
Dy ditë më parë KESH realizoi një eksport të energjisë me vlerë 13.5 milion euro, për shkak të përmirësimit të situatës nga reshjet e këtyre ditëve.
Tv Klan