Reshjet intensive të shiut rikthyen përmbytjet në Lezhë
Gjatë natës së kaluar uji vërshoi në qendër të qytetit, duke mbuluar plotësisht rrugët, ndërsa në Shëngjin depërtoi edhe brenda disa bizneseve dhe banesave.
Niveli i ujit arriti deri në 50 cm kryesisht në lagjen pranë portit.
Shtabi i emergjencave në këtë bashki u vu në lëvizje.
Disa familje u evakuuan.
Prej disa ditësh Lezha dhe Shëngjini po vuajnë nga përmbytjet për shkak të reshjeve të dendura dhe problemeve me sistemin e kullimit./tvklan.al