Reshjet përmbysin situatën në kaskadën e Drinit


Reshjet përmbysin situatën në kaskadën e Drinit

15:52 30/11/2017 https://youtu.be/1A-11a9tF0U

Hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës janë 30 centimetra larg pikës kritike, ku KESH duhet të nisë shkarkimin e ujit.

Korporata elektroenergjitke tha për Televizion Klan se nëse do të arrihen kuotat për të bërë shkarkime, ato do të jenë të kontrolluara.

KESH thotë se niveli në liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna është mjaft i ulët, prandaj rreziku është minimal.

Reshjet e paparashikuara të ditëve të fundit kanë detyruar KESH-in që të verë në punë të gjithë agregatët në hidrocentralet e saj.

Tv Klan






Të ngjashme