Reshjet shkaktojnë përmbytje në Lushnje
Dhjetëra banesa nën ujë, shkak mungesa e kanalizimeve
Mungesa e kanalizimeve ka bërë që shirat e orëve të fundit të përmbysin lagjen Savër në qytetin e Lushnjes. Për katër orë në këtë zonë ka rënë shi pa pushim me intensitet të lartë, duke bërë që në dhjetëra shtëpi e biznese uji të hyjë brenda.
Për të larguar ujërat në këtë lagje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse. Banorët i tremben situatës, për të cilën thonë se është e përsëritur sa herë ka reshje të forta shiu.
Tv Klan