Reshjet shkaktojnë përmbytje në Vlorë e Lushnje


Reshjet shkaktojnë përmbytje në Vlorë e Lushnje

00:08 15/02/2018

Reshjet e shiut u ndërprenë mesditën e së mërkurës, por situata mbetet problematike në Vlorë. Probleme pati në thuajse të gjitha rrugët lidhëse me bulevardin, po ashtu edhe në Novoselë.

Kamionë me inerte u shkarkuan në urën e Mifolit për të përforcuar mbrojtjen. Në fshatin Imsht të Lushnjës, kanalet kulluese nuk përballuan, prurjet, duke përmbytur shumë banesa.

Banorët mbeten në ankth, pasi prurjet e Semanit duken më të mëdha se të muajit të kaluar. Ndërsa në veri shumë zona janë në vështirësi për shkak të reshjeve të dëborës. Kështu aksi Shkodër-Theth dhe rruga për në malin e Shoshit janë të bllokuara.

Në aksin Fushë Arrëz-Iballë kalimi i automjeteve kryhet me vështirësi. Rruga e Kombit është e kalueshme normalisht, ndërsa probleme janë shfaqur në segmentin Qafë Bualli-Martanesh dhe Ura e Çerenecit-Steblevë. Në Korçë aktualisht akset rrugore nacionale janë të kalueshme me përjashtim të aksit Boboshticë-Dardhë ku qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Tv Klan






Të ngjashme