Rama: Opozita nuk e ndal dot 18 Qershorin
Bllokimi i rrugëve nga opozita nuk do ta pengojë Partinë Socialiste të shkojë në zgjedhjet e 18 Qershorit. Kështu u shpreh nga Vlora, Kryeministri Edi Rama teksa komentoi përshkallëzimin e aksionit të opozitës, në një takim me votuesit e rinj.
Më herët nga Fieri, Kryeministri tha se nuk është koha e bllokimit, por e zhbllokimit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Nga Parku Arkeologjik të Apolonisë i rehabilituar, Edi Rama shprehu domosdoshmërinë e procesit të Vetting -ut.
Për të ilustruar atë që e quajti drejtësi të korruptuar, Kryeministri morri si shembull Kalanë e Lezhës, për të cilën tha se shteti është në pritje të vendimit që do japë Gjykata e Lartë duke nëse objekti do të mbetet në administrim të shtetit apo do t’i jepet për shfrytëzim një individi për mirëqënien edhe ekonominë e tij personale.
Tv Klan
***
Ora 10:40
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë për rikonstruksionin e Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se situata në park ka qenë e mjerueshëm dhe nuk është bërë asnjë punë për shumë vite. “
Në Parkun e rilindur të Apolonisë ku restaurimi tërësor 30 vjet pas ndërhyrjes së fundit ka nxjerrë në dritë thesaret mbresëlënëse të kësaj pasurie të çmuar në rrugën e re
”, tha Rama.
Gjithashtu, Rama nuk la pa përmendur dhe Vettingun, duke bërë dhe njëherë të qartë se pa reformë në Drejtësi nuk mund të ketë negociata me Bashkimin Europian. Pjesë e fjalës së kreut të qeverisë ishte dhe protesta e sotme e Partisë Demokratike, i cili tha se nuk është koha për të bllokuar rrugët, por koha për të bërë një shtet demokratik.
“
Nëse ne nuk i fusim gjyqtarët dhe prokurorët në rresht nuk kemi Drejtësi. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë pengmarrës të sistemit të drejtësisë. Bashkimi Europian na ka thënë shumë qartë, “ju presim në tryezë por duhet të shembni korrupsionin”. Nuk është koha për të bllokuar njerëzit që kanë nevojë të lëvizin, fëmijët, nxënësit, studentët gjyshërit. Nuk është koha të bllokoni rrugët, por koha për të bërë një shtet demokratik dhe europian. Mundësia për secilin i jep gjithkujt shansin të krijojë mirëqenie.
Jemi këtu për ta shpallur të shpëtuar këtë park dhe për ta hapur për publikun shqiptar dhe vizitorët e huaj, si një tjetër provë krenarie kombëtare dhe të pasurisë që na lanë të parët tanë si pjesë e qytetërimit mesdhetar.
Ndryshimet e 2013 sollën dhe ndryshimet e qasjes ndaj gjithë trashëgimisë sonë kulturore dhe në mëshirë të fatit. Në janar të 2016 nisi projekti që sot është i përfunduar edhe pse vetëm si fazë e parë, pasi ka dhe një fazë tjetër
”.
Sipas Ramës, Bashkimi Europian do të investojë në këtë zonë.
“
Çdo monument kulture është rritje të mirëqenies dhe fuqizon ekonominë dhe rrit punësimin. Nëse në flasim për turizmin i cili është një motor i ekonomisë, duhet patjetër të investojmë në monumente kulturore
”, tha kryeministri Rama./tvklan.al