Restaurimi i shkollës së Magjistraturës – (26 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
420 metra katror sipërfaqe të mbetura në këtë gjendje, i përkasin klasave të shkollës së Magjistraturës. Tre vjet më parë kur u hap dhe shkolla, u rehabilituan vetëm këto ambiente, pjesa tjetër mbeti e shkatërruar pa asnjë investim sepse fonde nuk kishte. Sot përfaqësues të ambasadës daneze, Këshillit të Europës në vendin tonë, si edhe drejtuesit e shkollës së Magjistraturës, firmosën një marrëveshje për fillimin e punimeve në ambientet e shkatërruara.
50 mijë dollarë është granti që qeveria daneze, ka dhënë për këtë rehabilitim. Këtij kontributi, do t’i shtohet edhe fondi nga Banka Botërore, për pasurimin e ambienteve me pajisje. Për një kohë të shkurtër sipas kontratës së firmosur klasat këtu do të ndryshojnë për t’ju dhënë një mundësi më komode gjyqtarëve që studiojnë në këtë shkollë./tvklan.al