“Reuters” shkruan për Vetting-un: Hap rrugën drejt BE


“Reuters” shkruan për Vetting-un: Hap rrugën drejt BE

22:41 22/12/2016

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters”, ka raportuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Vetting-un.

“Reuters”shkruan se ky vendim i hap rrugë zbatimit të legjislacionit që kërkon Bashkimi Evropian para fillimit të bisedimeve për anëtarësim me Tiranën.

“Nëse verifikimi i gjyqtarëve dhe rishikimi i gjyqësorit do të prodhojë rezultat gjatë vitit të ardhshëm, atëherë Komisioni Evropian do të mund të sinjalizojë në çdo kohë pëlqimin e vet për shtetet anëtare të BE-së dhe t’i këshillojë ata se Shqipëria është gati për bisedimet e aderimit”.

Kështu shkruan “Reuters”duke theksuar se Vetting=u ishte një çështje kyçe për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me BE.

Në artikull, agjencia ndërkombëtare shkruan edhe për pretendimet e opozitës. Ndërsa përmendet edhe një sondazh në të cilin 91% e shqiptarëve mendojnë se gjyqësori në vendin tonë është i korruptuar./ tvklan.al






Të ngjashme