Revista amerikane, elozhe për Era Istrefin
Revista amerikane “Pop Dust” thur elozhe për shqiptaren Era Istrefi duke e cilësuar si një këngëtare të veçantë dhe e denjë për të konkurruar në muzikën ndërkombëtare. Ajo ka dhënë një intervistë për këtë revistë.
“
E ardhur nga një qytet i vogël i Kosovës, Era Istrefi gjithmonë ka ëndërruar që ta ndajë muzikën e saj me botën dhe kjo po i ndodh tani”
, janë fjalët me të cilat revista amerikane nis shkrimin për Erën.
Këngëtarja thotë se nuk e njeh industrinë në Amerikë, por shprehet se është e mahnitshme që ndodhet atje.
Revista e komenton Erën si një artiste introverte dhe këtë e shfaq dhe në bashkëpunimin më artistin francez në këngën e fundit.
Ajo tregon se për këngët e saj përkushtohet 100 % bashkë me ekipin për të nxjerrë në treg një këngë të bukur. Në një botë të mbushur plot me marka dhe trende Era tregon stilin e saj personal. Ajo tregon se ndjek Rihanën dhe Beyoncen dhe nëse vazhdon kështu ndoshta i kalon divat e muzikës.
Burimi: Klan Plus