Revolta e boksierit shqiptar në Angli
Florian Marku akuzon gjyqtarët për vendimin e manipuluar për ndeshjen
Është ndarë në barazim ndeshja e boksit mes Florian Markut dhe anglezit Jamie Stewart e luajtur mbrëmjen e djeshme në arenën O2 në Londër.
Marku ishte dominues në të gjitha raundet duke i thënë kundërshtarit goditje të pastra në fytyrë.
Por nga ringu asnjeri nuk doli fitues, pasi juria i la në barazim vendim i cili nuk i pëlqeu aspak shqiptarit.
Pas ndeshjes Marku shpërtheu ndaj gjyqtarit të ndeshjes ku sipas tij vendimi nuk ishte i drejtë.
Në 7 duelet e tij si profesionist, Marku regjistronte 7 fitore, ndërsa rivali i tij Stewart kishte 2 fitore në karrierë në 2 sfida që kishte zhvilluar gjithsej.
Klan Plus