Revoltë kundër Trump në Javën e Modës
Java e Modës në Nju Jork është një aktivitet i shumëpritur, e për rrjedhojë aty drejtohen prozhektorët e mediave botërore.
Por këtë vit spektakli mori një vëmendje të veçantë, pasi u kthye në një revoltë ndaj urdhrave të fort-debatuar të presidentit Amerikan Donald Trump, për të ndaluar emigrantët myslimanë të hyjnë në SHBA dhe ngritjen e murit me Meksikën.
Marka të njohura të veshjeve si Calvin Klein e Raf Simons, shoqëruan sfilatat e tyre me këngën e David Bowie, “This is not America”, ndërsa të shumta ishin modelet që dolën në pasarelë me mbishkrime kundër murit.
Disa nga supermodelet me famë botërore, u shprehën para kamerave se Moda duhet të reagojë sa herë diçka nuk shkon në shoqëri./ TV KLAN